20:36 / E Hënë, 29 Maj 2023 / C E

Xavi flet sërish për rikthimin e Messit: Mund të luajë dhe në mesfushë, nuk kam dyshim se do të na ndihmonte

Prej kohësh tashmë po përflitet, për rikthimin e bujshëm të “pleshtit”, Lionel Messi, te klubi ku shkroi historinë e tij, Barcelona e mesa duket një gjë të tillë e pëlqen shumë dhe trajneri Xavi, i cili e ka shprehur disa herë këtë gjë.

Ditën e sotme, në një intervistë të dhënë për mediat spanjolle, Xavi foli për mundësinë e rikthimit të Messi te Barcelona, si dhe është shprehur se tashmë ai mund të luajë dhe si mesfushor, duke zbuluar kështu një “ndryshim” që mund ta presë “pleshtin” në “Camp Nou”.

Leo mund të luaj në role dhe pozicione të ndryshme sulmues i fshehur, anësor ose më shumë brenda fushës, madje edhe playmaker për të bërë pasimin e fundit. Tani ai pothuajse është bërë mesfushor dhe ndoshta ai ka humbur pak eksplozivitetin, por në Kupën e Botës pamë një Messi të jashtëzakonshëm. Për mua, ai ka ende vite në një nivel të lartë përpara tij, nuk kam dyshim se do të ndihmonte”,- u shpreh tekniku Xavi.