75 Mall Live Search
17:22 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Xavi: Guardiola është trajneri më i mirë në botë

Xavi Hernández në një intervistë për televizionin e Manchester City foli për marrëdhëniet që ka ndërtuar me Pep Guardiolën.

Ish-mesfushori i Barcelonës dhe i përfaqësueses së Spanjës thekson se Guardiola ka pasur shumë ndikim në karrierën e tij si mesfushor.

“Ne flasim shpesh me njëri-tjetrin, kam një marrëdhënie të mirë me të. E vërteta është se unë e konsideroj trajnerin më të mirë të momentit në botë. Unë mirëpres çdo ndihmë nga ai, është privilegj nëse mund të përfitoj nga përvoja e tij. “Nuk pata asnjë dyshim kur Guardiola u emërua trajner i ekipit të parë të Barcelonës. Është e vërtetë që në vitin e parë pati vështirësi, sepse iu desh pak kohë për përshtatjen, por nuk kisha asnjë dyshim që Guardiola do të ishte i suksesshëm”, u shpreh ai.

Tani, si trajner, Xavi ndjek trashëgiminë që lanë figura si Pep, Rijkaard, Van Gaal dhe Cruyff.