75 Mall Live Search
17:54 / E Enjte, 02 Maj 2019 / indeksADMonline

Xavi Hernandez pensionohet nga futbolli

Futbollisti legjendar, Xavi Hernandez ka treguar se në fund të këtij sezoni do të pensionohet nga futbolli profesionist.

Mesfushori spanjoll për momentin po luan tek ekipi i Katarit, Al Sadd. Ai u larguar nga Barcelona në vitin 2015-të, transmeton Indeksonline.

39 vjeçari beson që karrierës së tij i ka ardhur fundi dhe duhet t’i var këpucët.

“Ky është sezoni im i fundit si lojtar, por unë po shikoj se çka po përgatit e ardhmja për mua si trajner.”, u shprehë Xavi.

“Filozofia ime si trajner reflekton stilin që ne e kemi përdorur ndër vite nën influencën e Johan Cruyff-it dhe La Masias.”, u shprehë ai.

Spanjolli ka kohë që ka shprehur dëshirën e tij që në të ardhmen të bëhet trajner i Barcelonës./Indeksonline/