75 Mall Live Search
10:24 / E Shtunë, 20 Maj 2023 / Gj. Sh

Xavi i lumtur që Manchester City eliminoi Real Madridin

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka folur për kualifikimin e Manchester Cityt në finalen e Champions League.

Ai është shprehur i lumtur me rezultatin në ndeshjen Manchester City – Real Madrid, ku skuadra angleze siguroi finalen e Ligës së Kampioneve, shkruan IndeksOnline.

Xavi tha se ndihet i lumtur ashtu siç janë tifozët e Barcelonës.

“Për katalanasit ishte një gëzim, por ne profesionistët i kushtojmë shumë rëndësi kampionatit. Ajo që ka rëndësi nuk është se Reali humbet, rëndësi ka të shohësh gëzimin e tifozëve. City e meritoi. ishte shumë më superior. Është skuadra më e mirë në botë.”, deklaroi Xavi./IndeksOnline/