18:04 / E Diele, 05 Korrik 2020 / C E

Xavi ia lë “derën hapur” Barcelonës në kontratën e re me Al Sadd

Xavi ka vazhduar kontratën e tij për të qëndruar si trajner te skuadra e Al Sadd në Katar deri në vitin 2021.

Sipas “Mundo Deportivo” spanjolli e ka lënë derën hapur nëse një ditë Barcelona dëshiron ta punësoj atë si trajner, shkruan Indeksonline.

Në kontratën e re është shënuar një klauzolë që thotë se Xavi do të jetë i lirë nëse e kërkon Barca si trajner.

Edhe më parë, drejtuesit e skuadrës kishin njoftuar se do ta lënë të lirë për Barcelonën. /IndeksOnline/