Xavi ka tre emra për të zëvendësuar Sergio Busquetsin
Sergio Busqets do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.
Mesfushori spanjoll do të largohet nga klubi pasi kishte veshur fanellën e blaugranave për 18 vite, shkruan IndeksOnline.
Barcelona do të ketë të veshtirë të gjej një zëvendësues për pozitën e Busquets, dhe qysh tani kanë nisur të mendojnë pasardhësin e tij.
Trajneri Xavi Hernandez ka tre emra të cilët i sheh si pasues ideal të Busqutes.
Sipas gazetës katalunase Sport, tre emrat që janë në mendjen e Xavit për të zëvendësuar mesfushori spanjoll janë: Martin Zubimendi i Real Sociedad, Sofyan Amrabat i Fiorentinës dhe Guido Rodriguez i Betisit./IndeksOnline/

