75 Mall Live Search
14:44 / E Mërkurë, 29 Dhjetor 2021 / B O

Xavi ka vetëm lojtarë të gatshëm për lojë, situatë alarmante te Barcelona!

Xavi Hernandez nuk do ta ketë aspak të lehtë përballjen e parë në 2022 me Mallorcan. Trajneri i Barcelonës ka të gatshëm për lojë tre portierët dhe vetëm nëntë futbollistë.

Ansu Fati, Pedri, Depay, Braithwaite dhe Sergi Roberto janë të lënduar, ndërsa Alba, Lenglet, Balde, Alves, Dembele, Gavi e Umtiti janë me Covid-19.

Xavi nuk ka shumë aternativa, andaj do të shikoj mundësinë të marr lojtarë nga Barcelona B për ndeshjen e 2 janarit.

Ekipi që ka aktualisht në skuadër është ky: Ter Stegen, Neto, Iñaki Peña, Dest, Piqué, Araujo, Mingueza, Eric Garcia, Riqui Puig, Coutinho, Frenkie de Jong dhe Luuk de Jong ./Indeksonline/