75 Mall Live Search
10:20 / E Premte, 03 Dhjetor 2021 / C E

Xavi kërkon sulmuesin e Manchesterit, kontaktojnë vëllain e lojtarit

Edinson Cavani mund të përfundoj te Barcelona gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Tërheqja e  Sergio Agueros e ka detyruar Xavin që të shikoj mundësitë për transferimin e sulmuesit të Manchester United.

Sipas “El Chiringuito”, Barcelona tashmë ka nisur edhe bisedimet, pasi ka telefonuar vëllain e lojtarit dhe kanë folur për mundësinë e një transferimi.

Cavani nuk po luan shumë në “Old Trafford” dhe pa u menduar dy herë, do t’i thoshte po ofertës së Barcelonës nëse klubet bien dakord.

34-vjeçari ka kontratë të vlefshme me “Djajt e Kuq” deri më 30 qershor 2022. /IndeksOnline/