Xavi kërkon ta thyej rekordin e Pep Guardiolas, nesër mund ta barazoj

Barcelona synon të arrij fitoren e tetë radhazi në La Liga në ndeshjen e së dielës kundër Almerias.
Skuadra e Xavit kërkon të rikthehet te fitorja pas zhgënjimit të së enjtes në Europa League ku u mposhtën nga Manchester United.
Blaugranët kanë qenë të jashtëzakonshëm këtë sezon në La Liga dhe kërkojnë të mbetën të paktën tetë pikë larg Real Madridit që është edhe distance aktuale, shkruan Indeksonline.
Barcelona aktualisht ka 58 pikë pas 22 ndeshjeve dhe me një fitore në Andaluzi do të barazonte rekordin e vendosur nga dy ish trajnerët e tij.
Sipas “Dario” me një fitore të dielën, ata do të arrinin grumbullimin më të madh të pikëve në historinë e La Ligas pas 23 ndeshjesh.
Kjo do të ishte e barabartë me Pep Guardiolan, nga sezoni 2010/11 dhe Tito Vilanova, nga sezoni 2012/12.
Pavarësisht historisë pas një fitoreje, Xavi vetëm do të synojë një fitore të Barcelonës nesër për të mbajtur ritmin në krye të tabelës. /IndeksOnline/