Xavi konfirmon mungesën e madhe kundër Bayernit

Ansu Fati do të jetë mungesa e madhe e Barcelonës në “finalen” e të mërkurës në Champions League ndaj Bayern Munich.
Ndeshja do të vendosë edhe fatin e bluagranave nëse do të avancojnë më tej apo do të eliminohen që në fazën e grupeve.
Në rast fitoreje të Benficës ndaj Dynamo Kiev në Lisbonë, Barçës nuk i mjafton as barazimi për të kaluar turin por i duhet të fitojë brenda në Munich.
Xavi Hernandez ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për duelin e kësaj mesjave dhe Ansu Fati nuk figuron në këtë listë pasi nuk ja doli të rikuperohet në kohë nga dëmtimi.
Përveç Fati mungesa të tjera të rëndësishme për Barçën do të jenë ato të Pedrit, Agueros dhe Braithwaite.