75 Mall Live Search
20:56 / E Enjte, 01 Korrik 2021 / A. A

Xavi: Kritikat për Spanjën vijnë nga madrilenët, trajneri s’ka ftuar asnjë lojtar nga Reali

Kombëtarja e Spanjës është ballafaquar me kritika të mëdha nga mediat lokale, pavarësisht faktit që kanë arritur në çerekfinale të Euro 2020.

Përveç kritikave, sulmuesi Alvaro Morata ka marrë edhe kërcënime nga tifozët.

Legjenda e Barcelonës Xavi Hernandez, mendon se këto kritika vijnë nga madrilenët.

“Normalisht që është e vështirë kur kritikohesh në këtë mënyrë, veçanërisht që trajneri nuk ka marrë asnjë lojtar të Real Madridit. Mendoj se të gjithë madridistat shkaktojnë këto pakënaqësi” deklaroi Xavi Hernandez.

Spanja të premten ballafaqohet me Zvicrën në çerekfinale nga ora 18:00.

/Indeksonline/