00:00 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Xavi: Me Modric nuk u përsërit 2010, është fitues i ndershëm

Xavi Hernández ishte mes pjesëmarrësve në eventin përmes të cilit Katar 2022 prezantoi stadiumin “Lusail” që do të mirëpresë çeljen dhe ndeshjen finale të Kupës së Botës Katar 2022.

I pyetur ndër të tjera edhe në lidhje me Modric dhe fitimin e trofeut të “Topit të Artë” nga ana e kroatit të Real Madrid vetëm pak ditë më parë, ish-kapiteni i Barcelonës deklaroi se është Messi ai që duhet ta fitojë çmimin çdo vit, ndonëse këtë herë duhet të kishte qënë një francez fitues, por gjithashtu përligji edhe triumfin e kroatit.

“Mendoj se ai e meritoi atë çmim, ndonëse kishte edhe futbollistë të tjerë, veçanërisht një francez që duhet ta kishte fituar për shkak të fitimit të Kupës së Botës. Sipas meje, trofeu duhet të fitohet çdo vit nga Messi, por Modric është një fitues i ndershëm, dhe më në fund u dëshmua se një mesfushor mund të fitojë atë çmim, jo sikurse ndodhi me ne në vitin 2010”, deklaroi ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi.