75 Mall Live Search
20:03 / E Mërkurë, 01 Mars 2023 / Gj. Sh

Xavi merr një lajm të keq pak orë para derbit ndaj Real Madridit

Nesër skuadra e barcelonës do të pqrballet me Real Madridin në gjysmëfinalen e Kupës së Spnajës.

Trajneri Xavi Hernandez, për këtë ndeshje nuk mund të llogaris në shërbimet e Pedrit, Dembeles dhe Lewandowskit, shkruan IndeksOnline.

Në dyshim për ”El Clasico” është edhe Ansu Fati, ndërsa së fundi mediat spanjolle kanë njoftuar se mbrojtësi Christensen është larguar para kohe nga stëtvitja e sotme, dhe nuk pritet të jetë në 11-shen startuese.

Mbrojtësi danez raportohet se kishte disa probleme që nga ndeshja me Almerian, ndërsa sot ka marr pjesë së bashku me pjesën tjetër të shokëve të skuadrës gjatë pesëmbëdhjetë minutave të para të stërvitjes dhe më pas është larguar.

Megjithatë, Christensen është ftuar nga trajneri Xavi Hernandez, por nuk dihet a do të ketë minuta në ndeshjen e Kupës kundë Real Madridit./IndeksOnline/