75 Mall Live Search
22:00 / E Mërkurë, 22 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Xavi: Messi i ka dyert e hapura te Barcelona

E ardhmja e Lionel Messi te PSG-ja ende nuk është e çartë.

Futbollisti argjentinas është duke negociuar kontratën e re me klubin francez, por një rinovim i mundshëm duket shumë larg.

Është përfolur edhe për një rikthim të tij te skuadra e Barcelonës.

Rreth kësaj ka folur edhe trajneri i katalanasve dhe ish-shoku i skuadrës, Xavi, duke thënë se Messi e ka derën e hapur te Barcelona.

“Messi e di që Barcelona është shtëpia e tij dhe dyert janë të hapura, këtë e kam thënë shumë herë”. Ai është shoku im, ne jemi në kontakt të përhershëm, një kthim i mundshëm do të varet vetëm nga ai. Leo është lojtari më i mirë në histori, ai gjithmonë do të përshtatej”, ka deklaruar Xavi./IndeksOnline/