12:54 / E Martë, 18 Shtator 2018 / indeksADMonline

Xavi ndihmon Al-Saddin ta arrijë gjysmëfinalen e Champions Leagues

Ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka drejtuar klubin nga Katari, Al-Sadd drejt gjysmëfinales së Champions Leagues aziatike.

Eksperienca e Xavit e ka ndihmuar Al-Saddin të kalojë fazën e 1/4-ës së finales, gjë e cila ka qenë diçka e paimagjinueshme para ardhjes së Xavit në skuadër.

Nuk ishte e lehtë, por Xavi i cili tani ka ndihmën e ish-yllit të La Ligas, Gabi, mposhti klubin iranian, Esteghal.

Dy skuadrat barazuan, 2-2 të martën, gjë e cila mjaftoi për Al-Saddin ta arrijë kualifikimin pasi ndeshjen e parë e fituan me rezultat, 3-1, transmeton IndeksOnline.

Xavi dhe Gabi startuan së bashku, me Akram Afifa dhe Baghdad Bounedjah që shënuan në barazimin, 2-2.

”Ne tani jemi në gjysmëfinalen e Champions Leagues aziatike. Me të vërtetë krenar për punën ekipore”, shkroi Xavi në Instagram.

Nëse Al-Sadd e fiton kompeticionin në fjalë, ata do të kualfikoheshin në Kupën e Botës për klube në fund të vitit, ku mund të përballen me Real Madridin./IndeksOnline/