75 Mall Live Search
22:59 / E Diele, 14 Janar 2024 / Gj. Sh

Xavi: Nuk ishte penallti, kjo na dëmtoi

Skuadra e Real Madridi arriti fitore 4:1 ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës.

Pas ndeshjes trajneri spanjoll, Xavi tha se penalltia nuk ekzistoi dhe kjo e dëmtoi skuadrën e tij, shkruan Indeksonline

Real Madridi fitoi një penallti në pjesën e parë, ku në gol e shndrroi sulmuesi brazilian, Vinicius Junior.

Kjo penallti erdhi menjëherë pasi skuadra e Barcelonës shënoi golin për 2:1 me anë të Robert Lewandowskit.

“Nuk ishte penallti, kjo na dëmtoi shumë neve”, tha trajneri Xavi pas ndeshjes./Indeksonline/