Xavi paralajmëron largimin e Ansu Fatit

Futbollisti, Ansu Fati pritet të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.
Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili tha se nuk mund të garantoj asgjë për të ardhmen e Ansu Fatit, shkruan IndeksOnline.
“Më pëlqen ai si lojtar dhe ai tashmë na ka ndihmuar shumë. Është e qartë se ai po del nga një situatë e vështirë për shkak të dëmtimeve, por duhet të ketë vazhdimësi dhe nuk mund të garantoj asgjë. Kjo është Barcelona, jo një OJQ”, deklaroi Xavi për Mundo Deportivo/IndeksOnline/