75 Mall Live Search
10:21 / E Shtunë, 08 Mars 2025 / Gj. Sh

Xavi paralajmëron rikthimin si trajner

Ish-futbollisti i Barcelonës, Xavi ka paralajmëruar rikthimin e tij në pozitën e trajnerit.

Spanjolli ka deklaurar se është i gatshëm të merr drejtimin e një nga klubet e La Ligas gjatë verës, shkruan IndeksOnline.

Ai nuk e ka përjashtur mundësinë as që të bëhet trajner i ri i ndonjë kombëtare të futbollit.

“Po. Dua të fitoj Champions League, Euro, Kupën e Botës. Unë jam i hapur. Pse të mos jam trajner i një ekip tjetër në La Liga? Unë jam duke kërkuar për një projekt emocionues. Pse të mos marrim edhe drejtimin e një ekipi kombëtar?”, ka deklaruar Xavi.

45-vjeçari ka mbetur i papun që nga viti 2024, kur u largua nga pozita e trajnerit të Barcelonës, ku qëndroi për dy vite e gjysmë./IndeksOnline/