Xavi për fitoren e Realit ndaj Almerias: E gjithë bota e pa se çfarë ndodhi aty!

Gjyqtari në ndeshjen Real – Almeria (3:2) në kuadër të xhiros së 21-të të La Ligës është tema kryesore në Spanjë.
Më saktësisht, kthesa e Realit nga 0:2 në fitore ndaj skuadrës bindëse të fundit në Primera Division.
Xavi Hernandez është njëri nga ata që konteston fitoren e Realit.
“Pashë gjithçka aty. Unë qëndroj prapa fjalëve të trajnerit të Almerias, Gaizka Garitana. Nëse them atë që mendoj dhe çfarë ndodhi, do të ndëshkohem, por e pa e gjithë bota. Ne nuk mund t’i kontrollojmë apo të ndikojmë tek gjyqtarët. Më kujtohet penalltia ndaj Getafes, apo goli i Granadas. Nëse këto nuk do të kishin ndodhur, do të kishim gjashtë pikë më shumë. Këto nuk janë justifikime, por fakte. Me vendime të tilla arbitrash do të jetë shumë e vështirë të mbrohet titulli”, tha trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez./Indeksonline/