75 Mall Live Search
09:49 / E Shtunë, 06 Nëntor 2021 / A. M.

Xavi po e bën largimin e parë nga Barcelona

Sipas raportimeve, Xavi tashmë ka vendosur të heqë qafe sulmuesin e Barcelonës, Luuk de Jong në janar – përpara se të kryejë një seancë të vetme stërvitore.

Është konfirmuar zyrtarisht se legjenda e Blaugranasëve do të kthehet në Camp Nou për të zëvendësuar Ronald Koeman.

Barcelona ka paguar skuadrën e Katarit, Al Sadd rreth pesë milionë euro për shërbimet e tij dhe 41-vjeçari është gati të bëjë ndryshime masive.

SPORT ka raportuar se emri i parë që do të largohet nga skuadra është de Jong, i cili mbërriti vetëm në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Reprezentuesi holandez u bashkua me huazim pasi Antoine Griezmann iu bashkua Atletico Madridit më herët gjatë atyre ditëve të verës.

Megjithatë, ish-lojtari i Newcastle nuk është përshtatur në stilin e lojës së Barcelonës dhe Xavi dëshiron ta largojë, transmeton telegraf.

Ai ka shënuar një herë në nëntë ndeshje dhe është lënë në stol në dy të fundit.