75 Mall Live Search
22:37 / E Hënë, 06 Tetor 2025 / Burim

Xavi refuzon ofertat e majme nga Arabia, pret thirrje nga Man United

Xavi Hernández ka vendosur të mos pranojë asnjë ofertë nga Lindja e Mesme, duke e bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë karrierën e tij trajnuese në Evropë.

Sipas mediave spanjolle, ish-trajneri i Barcelonës ka refuzuar oferta të majme nga Arabia Saudite dhe po pret një projekt serioz te ndonjë klubi të madh evropian.

Burime afër teknikut katalanas thonë se Manchester United është një nga destinacionet që ai e sheh me interes të veçantë, pasi pozita e trajnerit aktual Rúben Amorim është në rrezik dhe trajneri spanjoll pret thirrje nga gjiganti anglez.