75 Mall Live Search
18:33 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Xavi si oktopod i vërtetë, shikoni parashikimin e madh që sot i doli realitet

Ish legjendari i Barcelonës, Xavi Hernandez po del të jetë një lloj “oktopodi”. Ylli i Al Saad në Katar, kishte parashikuar në një emision se pikërisht Katari do të jetë fitues i Kupës së Azisë.

Madje, Xavi kishte deklaruar se Katari do të luaj në finale me Japoninë të cilën do ta mposhtë, shkruan Indeksonline.

Parashikimet e tij befasuese sot u bënë realitet. Katari arriti fitore me rezultat 3-1 duke u shpallur kampion i Azisë, ani pse nuk ishte në mesin e favoritëve.

“Do ta thërras Xavin që të parashikojë të gjitha ndeshjet tona të ardhshme” ka thënë në humor, Felix Sanchez, trajner i Katarit, pas trumfit të sotëm./Indeksonline/