75 Mall Live Search
13:42 / E Enjte, 28 Gusht 2025 / G T

Xavi Simons është në Londër, por s’po shkon te Chelsea!

Futbollisti i RB Leipzig, Xavi Simons, pritet të largohet nga skuadra gjermane gjatë afatit kalimtar të verës.

Edhe pse ishte raportuar se ai tashmë kishte arritur marrëveshje me Chelsean, gjërat sot kanë ndryshuar, shkruan Indeksonline

Simons pritet t’i bashkohet Tottenham Hotspurit, madje lojtari është në Londër për ta finalizuar marrëveshjen.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes lojtarit dhe Chelseat, por duket se Simons ia ka kthyer shpinën bluve të Londrës.

Një gjë tashmë dihet sigurt, se lojtari i Kombëtares së Holandës është në Londër dhe do të firmosë me një prej skuadrave nga ky qytet./Indeksonline/