75 Mall Live Search
09:43 / E Enjte, 30 Janar 2025 / G T

Xavi Simons përfundon “në duart” e Leipzigut, arrihet marrëveshja me PSG-në

Futbollisti i Kombëtares së Holandës, Xavi Simons, ka përfunduar në duart e RB Leipzig, pasi klubi gjerman ka arritur marrëveshje transferimi me PSG-në.

Simons pritet të nënshkruaj kontratë deri në vitin 2027, shkruan Indeksonline

Klubi nga Bundesliga do të detyrohet të paguajë shifrën prej 50 milionë eurosh, plus bonuse te skuadra nga Ligue 1 që kishte në pronësi lojtarin holandez.

21-vjeçari gjatë këtij sezoni në Bundesliga ka zhvilluar 11 ndeshje, ka shënuar katër gola dhe ka bërë tri asiste.

Te PSG-ja, Xavi Simons ishte transferuar nga PSV Eindoven për 4 milionë euro, kurse më parë ka qenë edhe pjesë e Akademisë së Barcelonës./Indeksonline/