09:42 / E Enjte, 23 Shtator 2021 / C E

Xavi te Barça: Një operacion i vështirë, por këtë herë … i mundshëm!

Xavi Hernandez është një nga emrat që po shihet si një zëvendësim i mundshëm i Ronald Koeman, nëse marrëveshja mes holandezit dhe klubit përfundon.

Sic janë duke shkuar gjërat dhe loja jo e mirë e katalonasve, Koeman është duke i numëruar ditët në Camp Nou, shkruan Indeksonline.

Trajneri i ri i Barcelonës duhet të ketë në “gjak” ADN e Barcës dhe Xavi Hernandez është njëri që i plotëson të gjitha kërkesat.

Stili i lojës, dashuria nga publiku, menaxhimi, përvoja në stol, figura e konsensusit në klub, marrëdhëniet e mira me drejtorin sportiv janë disa tipare që e karakterizojnë spanjollin.

Marca shkruan se duhet të sqaruar tri pika para se Barca të bëjë përpjekje për të afruar Xavin.

Xavi kurrë nuk do ta “tradhtoj” Koemanin ose ndonjë trajner tjetër. Ai nuk dëshiron të negocioj me klubin derisa në krye të tij është një trajner tjetër.

Biseda me Laporten – Ata janë shok në mes vete. Nëse presidenti ka nevojë për një trajner dhe zgjedh Xavin si opsionin e parë, ai do të ulej dhe do të fliste. Në atë kuptim, as që ka rëndësi që Bartoméu tashmë e kërkoi Xavin në janar 2020, dhe ai e refuzoi atë. Xavi e di se, vonë ose herët, ai do të trajnojë klubin e tij. Pa nxitim. Kjo do të thotë se ai do të merrte ekipin nëse i pëlqen projekti, edhe nëse sezoni tashmë ka filluar. Jemi në fillim dhe ka vend për të punuar.

Bisedë me krerët e Katarit. Xavi është shumë komod në Katar. Projekti i tij i jetës përfshin të qenit në vend deri në vitin 2023, pasi ai kohët e fundit u rinovua deri në Kupën e Botës pas vitit 2022. Xavi, dhe familja e tij, janë të lumtur në Azi. Atje ai ka fituar, si trajner, një Ligë, dy Kupa, një Superkupë, një Kupë Emir dhe një Kupë Yjesh. Në tetor ai do të luajë finalen e Kupës së dytë Emir kundër Al Rayyan të Laurent Blanc.

Me fjalë të tjera, nënshkrimi i Xavit nga Barça, nëse ata kanë nevojë për të, do të ishte i mundur. Këtë herë, po. Por ka disa gjëra për të folur së pari. /IndeksOnline/