Xavi thotë se është momenti që Barcelona të ketë trofeun e Europa League në koleksion

Xavi Hernandez ka folur për vështirësinë që e pret Barcelonën në ndeshjen ndaj Napolit. Megjithatë, trajneri i Barcelonës ia ka bërë të qartë Napolit se trofeu i Europa League i mungon skuadrës së tij dhe është momenti ta kenë atë në koleksion.
“Është një titull që Barça nuk e ka fituar kurrë dhe është një mundësi për të. Ne duam të tregojmë se mund të garojmë në Evropë dhe mund të jetë gjithashtu një mënyrë për të qenë në Champions sezonin e ardhshëm, për të cilin jemi shumë të motivuar, edhe ky është një kompeticion i madh, nuk është divizioni i tretë” ka thënë Xavi./Indeksonline/