Xavi vazhdon të bëjë mrekulli, Barça ngjitet në vendin e dytë

Barcelona po vazhdon me formën e mirë nën drejtimin e Xavit.
Katalonasit kanë mposhtur Sevillën me rezultat 1-0, shkruan Indeksonline.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Pedri në minutën e 72-të.
Spanjolli realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga jashtë zonës.
Barca me këtë fitore është e dyta me 57 pikë, aq sa ka edhe Atletico dhe Sevilla derisa Reali është e para me 69 pikë. /IndeksOnline/