Xeni e bën “horë” këngëtarin e tallavas, Labinot Rexhën, i cili foli rreth vdekjes së Behar Morinës

Shkelzen Jetishi – Xeni ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të këngëtarit Labinor Rexha, i cili pretendonte se e di arsyen e vetërvrasjes së muzikantit Behar Morina, bashkëpunëtor i Xenit.
Në një intervistë të tij, këngëtari kosovar, Labinot Rexha tha se pandemia i ka prekur aq shumë artistët, saqë e lidhi mungesën krizën financiare me vdekjen e daullexhiut, Behar Morina, që ishte pjesë e grupit muzikor të këngëtarit Shkelzen Jetishi – Xeni.

“Një baterist, daullxhi si i thoni ju, i këngëtarit Shkëlzen Jetishit, bëri vetëvrasja se hyri në borxh”, tha Rexha disa ditë më parë në një televizion shqiptar.
Rexha ka thënë se muzikanti vrau veten për shkak të gjendjes financiare.
Xeni thotë se arsyen e vdekjes së tij nuk e dinë as gruaja e tij, as familja e rrethi, e madje as policia.
” Si ka mundesi qe gazetari juaj të shkruajë pretendime me arsyet e vdekjes te cilat si di as gruja e tij, as rrethi familjar, as ne shoqeria, besa as policija..”, thotë Xeni.

Në një reagim që e ka dërguar në Expres, Xeni thotë se Labinot Rexha e dha atë deklaratë për përfitime, duke e quajtur atë “tallavaxhi”.

Reagimi i Xenit ndaj disa mediave:
E nderuar redaksi , po ju shkruaj ne lidhje me shkrimin tuj ne lidhje me vdekjen e Behar Morines, qe nje tallavaxhi e keqperdor per perfitime ne dasma…
Me shkrimin tuaj ju luni me ndjenjat e familjareve dhe te afermeve te tij…
Si ka mundesi qe gazetari juaj te shkruajë pretendime me arsyet e vdekjes te cilat si di as gruja e tij, as rrethi familjar, as ne shoqeria, besa as policija..
Ju lejon kthimin edhe nji here te merzise dhe tragjedise ne familjen tonë…
