Xeni i pikëlluar me vdekjen e këngëtarit të njohur shqiptar, kujton disa momente!
Këngëtari nga Gjakova, Shkëlzen Jetishi ka shkruar një status rreth vdekjes së këngëtarit të njohur, Shyqyri Alushi.
Xeni kujton disa momente interesante që kishte me të ndjerin.

Postim i plotë:
Me dhimbje morra lajmin per humbjen e te madhit bacës Shyqe……njeriut qe me zanin e tij gëzoi Shkodrën, Gjakovën, mbarë Shqiperine….
Na la njeriu qe me beri nderin me te madh me pjesëmarrjen e tij ne koncertin tim dhe Kastriotit “perlat Shkodrane” te mbajtur ne Gjakove pranverën qe shkoj…
Megjithese ne gjendje te vështirë shëndetësore , mblodhi forcen dhe fuqine e me shume kenaqesi pranoi te vinte…
Po si mos te vij ne Gjakove more Xen,qe me priti si askush me mire gjate gjithe jetes sime….
I lehte te qofte dheu i madhi Shyqyri Alushi