75 Mall Live Search
15:17 / E Hënë, 25 Maj 2020 / indeksADMonline

Xhabir Zharku futet në grevë urie

Ka dy ditë që ish kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku ka hyrë në grevë urie në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, transmeton IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Tomë Gashi.

Sipas Gashit, klienti i tij është në grevë urie për shkak të cilësisë së dobët të ushqimit.

Gashi thotë se Zharku përveç ushqimit të dobët që ai nuk mundet fare ta konsumoi vuan edhe nga diabeti.

“As në kantinën që është brenda burgut nuk ka fare ushqime cilësore që mund të blihen nga të paraburgosurit. Greva e tij është sensibilizuese që çështja e ushqimit në burg të përmirësohet. Sot e kam vizituar dhe gjendja e tij është stabile, me shenja të përkeqësimit”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Xhabir Zharku është në paraburgim që nga data 14 dhjetor 2019./IndeksOnline/