22:38 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Xhabir Zharku mund të lirohet për një ditë, pasi i ka vdekur nëna!

Ish-kryetari i komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku mund të lirohet për një ditë nga burgu.

Kjo për shkak se nëna e tij, Naile Zhkarku ka ndërruar jetë në Suedi, transmeton Indeksonline.

Zharku ishte arrestuar në fund të vitit të kaluar nga Departamenti për Krime Ekonomike pas akuzave për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ndryshe, Policia e Kosovës sot bastisi shtëpinë e tij, ku djalit të tij i gjetën armë dhe municion.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e njëjtë janë konfiskuar edhe disa pajisje elektronike si telefona, IPAD dhe DVR dhe të tjera./Indeksonline/