75 Mall Live Search
21:19 / E Premte, 25 Nëntor 2022 / MSH

Xhaçka i premton Konjufcës mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, për thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimin e aktiviteteve ndërinstitucionale për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe për agresionin rus në Ukrainë.

Kryetari Konjufca e uroi ministren Xhaçka për festat e nëntorit.

Ministrja Xhaçka e falënderoi kryeparlamentarin Konjufca për pritjen, duke premtuar mbështetje për integrimin euro-atlantik të Kosovës.​