75 Mall Live Search
11:37 / E Hënë, 20 Tetor 2025 / SH

Xhafa i LDK-së po i kryen dy shërbime sot Vetëvendosjes, koalicionin në Vushtrri dhe mbrojtjen e Mujkës

Xhafer Tahiri i LDK-së javën e ka nisur në shërbim të Vetëvendosjes, në aspektin personal dhe partiak.

Kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri është në mbrojtje në cilësinë e avokatit të zyrtarit të Vetëvendosjes, Faruk Mujkës që po akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Xhafa i LDK-së ka marrë edhe një vendim tjetër që i shkon fort në favor Lëvizjes Vetëvendosje.

Raportohet se Tahiri është marr vesh sot me Sylejman Mehollin e Vetëvendosjes për koalicionin e balotazhit në Vushtrri. Tahiri pritet të garoj bashkë me VV-në kundër Ferit Idrizit të PDK-së.

Indeksonline ka pyetur zyrën qëndrore të LDK-së në Prishtinë por të njëjtit kanë thënë në burime anonimiteti se nuk e kanë një informacion të tillë në kryesi./Indeksonline/