75 Mall Live Search
13:22 / E Premte, 10 Dhjetor 2021 / OSH

Xhafa, merr mandatin e tretë si kryetar, e bëri Obiliqin një qytet shembull

Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për herë të tretë ka fituar besimin e qytetarëve për të udhëhequr komunën e Obiliqit, shkruan IndeksOnline.

Të mërkurën ai dhe 21 asamblesitët e rinj janë betuar në mbledhjen inaguruese.

Gashi premtoi se gjatë punës së tij qytetari do të jetë kryefjala.

“Arsimi dhe shëndetësia baza themelore e një vendi do jenë prioritet i qeverisjes dhe punës time, do punojmë fuqishëm në ngritjen e cilësisë në arsim ,sherbimeve shendetësore, do të vazhdojmë përmiresimin e sherbimeve publike, infrastrukturës rrugore e nëntokësore”, tha ai.

Fjalimi i tij me rastin e dhënies së betimin në seancën inaguruese të Kuvendit Komunal të Obiliqit:

“Të nderuar anëtarë të zgjedhur të Kuvendit Komunal të Obiliqit,

Të dashur familjar, miq, bashkëpuntorë, përfaqësues të institucioneve të nivelit lokal, përfaqësues të KFOR-it, përfaqësues të shoqërisë civile,

Të nderuar bashkëqytetarë të mi,

Zonja dhe zotërinj,

Është nder i madh të jem sot para jush, në këtë ceremoni solemne të dhënies së betimit për mandatin e tretë qeverisës. Fillimisht, dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Obiliqit për mbështetjen dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në vizionin tonë të përbashkët për zhvillimin e komunës së Obiliqit. Së dyti, dua të uroj anëtarët e posazgjedhur të Kuvendit Komunal të Obiliqit, duke ju dëshiruar suksese dhe punë të mbarë, njëkohësisht ju siguroj për një koordinim dhe bashkëpunim të plotë ndër-institucional (ekzekutiv-legjislativ) në përmbushjen e pritshmërive të qytetarëve të Obiliqit.

Sot, zyrtarisht po e fillojmë një mandat të ri, ky mandat do të jetë vazhdim i përkushtimit, punës, vullnetit, angazhimit të pandalshëm për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

Plani jonë është i qartë, qytetari i Obiliqit do jetë kryefjala e çdo zhvillimi, bashkë me qytetarët do zgjedhim projektet, bashkë do t’i mbikëqyrim dhe së bashku do t’i gëzojmë ato.

Shërbimet efikase administrative, transparencë e llogaridhënie janë jo vetëm betim por edhe obiligim i ynë kryesor karshi bashkëqytetarëve tanë. Arsimi dhe shëndetësia baza themelore e një vendi do jenë prioritet i qeverisjes dhe punës time, do punojmë fuqishëm në ngritjen e cilësisë në arsim ,sherbimeve shendetësore, do të vazhdojmë përmiresimin e sherbimeve publike, infrastrukturës rrugore e nëntokësore.

Një komb që punon për brezat e rinje ka të ardhmen e garantuar, ne do t’i mbështesim dhe do e bejmë më te lehtë rrugëtimin e tyre drejtë sukseseve për të rinjtë dhe të rejat e Obiliqit, studentët e dalluar, shkencëtaret e të ardhmes, të rinjët inovativ, artistë dhe sportistët e talentuar, shoqëritë kulturore e artistike.

Fermerët dhe bujqit e komunës sonë, janë shembull i angazhimit, prandaj bashkë me vullnetin e tyre dhe përkrahjen tonë do bëjmë përparimin e bujqësisë si njëri ndër sektoret kryesor të zhvillimit ekonomik. Ashtu sikur deri më tani, do mbrojmë mjedisin si dhe do të bëjmë përpjekje që deponitë ilegale t’i shëndrrojmë në hapësira të gjelbërta, parqe, fusha sportive, hapësira rekreative , të përshtatshme për të gjitha grupmoshat.

Për fund, me lejoni të theksoj se bashkëpunimi ynë me Asamblenë e kaluar, ka qenë shembull, duke kontribuar në përmirësimin dhe fuqizimin e mirëqenies socio-ekonomike për të gjithë qytetarët pa dallim, e në veçanti në periudhën e pandemisë globale Covid-19 për harmonizimin dhe unitetin në luftimin dhe parandalimin e saj.

Andaj, uroj për secilin prej nesh që pas këtij betimi që bëmë sot të kemi harmoni, bashkëpunim, punë, vullnet e përkushtim drejtë realizimit të projekteve dhe punëve 

Me besim në Zot, nën idealet e të parëve tanë, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të Obiliqit, na priftë e mbara drejtë realizimit të përpjekjeve dhe qëllimeve të përbashkëta, për një  të tashme dhe të ardhme të sigurtë për komunën e Obiliqit!

Ju faliminderit!”

Xhafer Gashi