75 Mall Live Search
09:24 / E Premte, 22 Gusht 2025 / SH

Xhafer Shatri: Albin Kurti po sillet si burracak, jo si burrë shteti

Xhafer Shatri e ka quajtur Albin Kurtin si përgjegjësin kryesor për ngërçin politik në Kosovë.

Ish-ministri ka thënë se Kurti po sillet si burracak dhe jo si burrë shteti.

“ALBIN KURTI PO SILLET SI BURRACAK E JO SI BURRËSHTETI
Ka mbi një muaji që Beogradi po paralajmëron se Qeveria e Kosovës do ta pengojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje.
Dje, KQZ-ja e Kosovës e konfirmoi këtë ogur të zi të Vuçiqit, të Drecunit dhe të dreqit e të birit.
Këtë lojë të trashë nuk do t’ia lejonte vetes as një bari delesh në Gjylekar.
Sepse kështu shkakton tensione të panevojshme në vend, e rrit kohezionin e bashkësisë serbe me Listën dhe i dëmton partitë tjera të kësaj bashkësie që e pranojnë kosovën si shtet të tyre.
Nuk ishte e rastit pse menjëherë pastaj përfaqësuesja e Amerikës në Kosovë, Ana Pratipati kërkoi urgjentisht takim me Kurtin dhe ia tregoi vendin dhe emrin që e ka: person i papërgjegjshëm dhe i pavetdijshëm për gjendjen e rëndë në vend dhe pozitën e vështirë gjeopolitike të tij.
Për ata që marrin vesh, Lista Serbe do të duhej të ndalohej me ligj, kur nënkryetari i saj e sulmoi ushtarakisht Kosovën.
Albin Kurti i kishte, atëherë, të gjitha arsyet e kësaj bote për të kërkuar ndalimin e saj. Nuk e bëri. Ndërsa tashti luan filma të neveritshëm, përmes të cilëve dëshmon mungesën totale të përgjegjësisë për shtetin me të cilin po qeveris tashmë 5 vjet.
Por kjo nuk është e tëra:
Albin Kurti është përgjegjësi kryesor, por jo i vetmi, për ngërçin shkatërrimtar në Kosovë, për rrënimin me vetëdije të institucioneve në një kohë të pasigurisë totale gjeopolitike në botë.
Jam i sigurt se këtë tallje të trashë, këtë mungesë përgjegjësie e serioziteti Kosova nuk do t’ia harrojë dhe nuk do t’ia falë kurrë Albin Kurtit dhe supotëve të tij tragjikomikë”, shkruan Shatri në reagim./Indeksonline/