Xhafer Tahiri bën një premtim publik për fshatrat e Qyqavicës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka bërë një premtim publik, sa i përket fshatrave të Qyqavicës .
Teksa ka vizituar lagjen te varrezat e vjetra të qytetit, Tahiri ka thënë se në mandatin e tij si kryetar i ardhshëm, Vushtrria dhe fshatrat e Qyqavicës do të lidhen përmes kësaj rruge duke ndërtuar urë të re mbi lumin Slinica, e që lidhet te fshati Novolan.
Tahiri ka thënë se në këto katër vite, ka pasur vetëm punë të kryera keq e të papërfunduara.
“Vizitova sot lagjen te varrezat e vjetra të qytetit. Në mandatin tim, Vushtrria dhe fshatrat e Qyqavicës do të lidhen përmes kësaj rruge duke ndërtuar urë të re mbi lumin Slinica e që lidhet te fshati Novolan. Për 4 vite, aty ku e kemi lënë aty ka mbetur, punë të kryera keq e të papërfunduara. Rruga që lidh qytetin me Novolanin dhe fshatrat e Qyqavicës nuk u përmend asnjëherë në këto 4 vite. Trotuari mbeti aty ku e kemi lënë, ndërsa rruga është plot gropa”, ka thënë Tahiri.