75 Mall Live Search
08:47 / E Martë, 22 Dhjetor 2020 / Blerim

Xhafer Tahiri e nis ditën me lajm të mirë për vushtrriasit

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri përmes një postimi të bërë në FB ka dhënë një lajm të mirë për vushtrriasit.

Ai ka bërë të ditur se Qeveria ka miratuar rekomandimin e Komisionit ndërministror për investime strategjike për dhënien e statusit të investitorit strategjik për subjektin investues “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L.L.C”.

“Emri i projektit investues nga ky investitor është VICIANUM MINING PROJECT, dhe kapitali i investimit strategjik është 45,080,383.68 euro, për një periudhë pesë vjeçare. Investimi do të realizohet në fshatrat Gumnishtë, Vllahi dhe Karaqë të komunave Mitrovicë dhe Vushtrri. Pronat ku realizohet investimi janë prona publike dhe private”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka thënë se Komuna e Vushtrrisë i ka dhënë mbeshtetje këtij projekti dhe shpresojmë e do të angazhohemi që ky projekt me qenë i sukseshëm!