75 Mall Live Search
19:26 / E Martë, 17 Mars 2020 / indeksADMonline

Xhafer Tahiri kërcënohet me jetë nga dy persona, publikon mesazhet dhe personat e dyshuar

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka treguar se ka marrë dy mesazhe me përmbajtëse kërcënuese për jetën, nga dy llogari të ndryshme në rrjetin social Facebook, transmeton Indeksonline.

Ai ka thënë se rastin e ka paraqitue në polici. Madje sipas Xhaferit, njëri nga të dyshuarit vjen nga strukturat drejtuese të PDK-së në Vushtrri.

Ky është postimi i Tahirit:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Dje gjatë paradites kam pranuar dy mesazhe me përmbajtje kërcënuese për jetën time nga dy llogari të ndryshme në Facebook. Rastin e kam paraqitur në policinë e Kosovës sepse unë i besoj institucioneve të Republikës. Pasi që rasti u bë publik sot, e konsiderova të rëndësishme të bëjë këtë njoftim. Siç i kam thënë edhe Policisësë Kosovës, njëri nga kërcënuesit ka qenë në komunikim me strukturat drejtuese të PDK-së në Vushtrri. I bëjë thirrje subjekteve politike në Vushtrri, sidomos PDK-së të ruajnë kulturën politike tolerante dhe të mos nxisin urrejtje mbi baza politike.

Nuk kam kërkuar dhe as nuk kërkojë mbrojtje sepse konsiderojë që angazhimi ynë është në interesin e qytetit dhe të qytetarëve të Vushtrrisë dhe asnjë kërcënim nuk do të na ndalë.