Xhafer Tahiri: LDK nuk do të ketë më kurrë thyerje

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri, ka thënë se kjo parti s’do të ketë kurrë thyerje më, shkruan IndeksOnline.
Ai tha se LDK është e interesuar që të ketë funksionim të institucioneve në frymë demokratike.
“LDK nuk do të ketë thyerje dhe nuk ka. Do të shihni se LDK nuk do të ketë më kurrë thyerje, sepse thyerjet e mëdha janë mbrapa dhe LDK ka mësuar shumë nga e kaluara.
Ne jemi vetëm në fillim të një reforme si LDK, sfida e para e jona janë zgjedhjet lokale ku do të matim forcat tona.
Jemi të interesuar të kemi funksionim të institucioneve në frymë demokratike”, tha ai.
I pyetur se a ka përçarje në anëtarësi për votimin e Vjosa Osmanit për presidente, Tahiri tha se “LDK-ja është duke i shterrur të gjitha mekanizmat e diskutimit të brendshëm që askush të mos ketë asnjë argument të qëndrushëm për të pas qëndrim ndryshe”.