75 Mall Live Search
09:43 / E Mërkurë, 22 Korrik 2020 / indeksADMonline

Xhafer Tahiri: S’kam asnjë mosëmarrëveshje me ministrin Zemaj

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka reaguar pas akuzave që po i bëhen sa i përket spitalit në komunën e tij.

Ai ka thënë se nuk e ka asnjë mosmarrëveshje me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, derisa e ka lavdëruar për punen e tij konkrete gjatë këtyre ditëve.

Ndërkaq, Tahiri ka thënë se Spitali i Vushtrrisë është për t’u shërbyer qytetarëve, si në kohë paqeje, po ashtu edhe në kohë lufte, transmeton IndeksOnline.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Mirëmëngjesi qytetarë të dashur,

Çka i bashkoi deputetin e Kuvendit nga VV me degën PDK-së në Vushtrri mbrëmë, në reagim e tyre identik për spitalin duke më fajësuar mua pa asnjë të drejtë?

A ka marrëveshje ky deputet me PDK që duke më sulmuar mua, të arrijnë qëllimin e njejtë, prishjen e koalicionit qeverisës në Vushtrri? Në interes të kujt është kjo agjendë?

Ky deputeti që karrierën politike e ka filluar duke qenë ‘xhemat’ i Xhevës, e tash i transformuar, nuk e ka problem me shkel mbi bashkëpartiakët e vet, partnerit tonë në qeverisje lokale vetëm që me arritë qëllimet e tija personale.

Asnjë mosëmarrëveshje me Ministrin Zemaj nuk e kam as personalisht, as politikisht e as si institucion. Përkundrazi, prej që ka marr detyrën 2 herë ka vizituar Vushtrrinë bashkë me njerzit kryesor për menaxhim të pandemisë duke na ndihmuar më këshilla e veprime konkrete: 10 profesionist shëndetësor i ka sjellur në ndihmë në Vushtrri dhe 1 autoambulancë të re për Spitalin, që nuk e ka bërë asnjë ministër më herët. Vendimi për Spitalin është i ShSKUK jo i Ministrit e as i imi.

Por Spitali është për ti shërbyer qytetarëve të Vushtrrisë, si në kohë paqeje po ashtu edhe në kohë lufte e tani jemi në luftë me një armik të padukshëm. Spitali e menaxhmenti aty dhe stafi duhet të jenë të gatshëm për ti shërbyer qytetarëve të Vushtrrisë edhe në kohë pandemie, nëse kjo është kërkesë e qytetarëve. Shtabi Emergjent, si deri më tani do të bashkëpunoj ngusht me secilin institucion në funksion të parandalimit të përhapjes së Coronavirus.

Mbajeni maskën , mbajeni distancën dhe higjenën personale.