16:15 / E Enjte, 11 Nëntor 2021 / MSH

Xhafer Tahiri për Vushtrrinë: Ndryshimin e filluar 4 vite më parë po e bëjmë realitet bashkë

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka falenderuar qytetarët e Vushtrrisë për përkrahjen duke thënë se ëshët inspiruar nga ata, dhe se kanë besuar në idetë e tij për qeverisje.

Tahiri, përmes rrjetit social Facebook është shprehur se do të jetohen projektet për zhvillimin e qytetit, ashtu siç kanë filluar katër vite me parë, kur ai mori mandatin si kryetar.

Ky është shkrimi i plotë i tij (pa ndërhyrje):

Ju qytetarë të qytetit më të vjetër, keni inspiruar çdo të ri, si mua, të ndjekë ëndrrën e vet. Ju keni besuar idetë e reja e vizionin e një të riu që të udhëheq ndryshimin e domosdoshëm.

Të gjitha zotimet e mia i kam përmbushur me përkushtim, punë, sinqeritet e besim në Zot e familje. Sfidat si pandemia na kanë bëre edhe më të fortë.

Projektet tona sjellin përparimin e domosdoshëm të qytetit tonë, punësim për të gratë e të rinjtë e Vushtrrisë.

Ndryshimin e filluar 4 vite më parë po e bëjmë realitet bashkë.

Faleminderit

I juaji përgjithmonë

#Xhafa160