75 Mall Live Search
12:58 / E Diele, 07 Shtator 2025 / b l

Xhafer Tahiri: Përkrahja e sportistëve motivim për fitoren në Vushtrri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka takuar dy prej emrave të njohur të sportit vushtrrias, Emin Selacin dhe trajnerin e hendbollit, Besim Shabanaj.

Tahiri ka në postimin e tij në facebook se mbështetja e tyre për të dhe për vizionin e tij për qytetin është një motivim i madh në garën për zgjedhjet lokale.

“Qaji në Vushtrri shijon më mirë me krenarinë e qytetit tonë, Emin Selacin, dhe trajnerin e hendbollit, Besim Shabanaj. Mbështetja e tyre është motivim shtesë për fitoren e qytetit tonë,” ka shkruar Tahiri.