Xhaferi jep lajmin e mirë: Nis asfaltimi në segmentin e parë të Rrugës A

Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi me anë të një njoftimi ka bërë me dije se ka nisur asfaltimi në segmentin e parë të Rrugës A, në kryeqytet.
“Ka nisur asfaltimi në segmentin e parë të Rrugës A. Gur gur bëhet mur e mur mbi mur bëhet kala! Vazhdojmë !”, ka shkruar Xhaferi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton IndeksOnline.