11:45 / E Enjte, 27 Shtator 2018 / indeksADMonline

Xhaferi: Maqedonia përshëndet marrëveshjet Prishtinë-Beograd

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi bashkë me kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli kanë mbajtur një konferencë për media pas përfundimit të takimit.

Me këtë rast përgjatë fjalimit të tij, Xhaferi ka deklaruar se Kuvendi i Maqedonisë ka formuar një Grup Parlamentar për bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës.

“Përgjatë takimit të përbashkët informova zotëri Veselin për referendumin që do të mbahet të dielën. I gjithë procesi është duke shkuar konform legjislacionit tonë”, ka thënë Xhaferi, raporton Indeksonline.

Gjithashtu Xhaferi ka shtuar se Maqedonia përshëndet marrëveshjet e arritura në mes Prishtinës dhe Beogradit.

I pari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është duke qëndruar në Maqedoni në një vizitë zyrtare të cilën e nisi me një takim të përbashkët me të parin e Kuvendi ttë Maqedonisë, Talat Xhaferi./Indeksonline/