75 Mall Live Search
17:52 / E Mërkurë, 22 Janar 2025 / Z S

Xhaferi: Me LDK-në në Qeveri, unaza e kryeqytetit do të përfundojë për 4 vjet

Kandidati për deputet nga LDK, Krenar Xhaferi, ka theksuar se, nëse partia e tij fiton në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe merr pushtetin, do të përmbyllë projektin e Unazës së Kryeqytetit brenda katër viteve.

Ai e vlerësoi këtë projekt si një prej angazhimeve kryesore të partisë për zhvillimin e infrastrukturës në Prishtinë.

“Projekti i unazës është 28 kilometra është rreth e rreth Prishtinës, ky projekt ka dy vjet që i është dorëzuar Ministrisë  së Infrastrukturës, dhe gradacioni i kredisë, është i aprovuar nga BERZH-i për unazën, kredinë e bar komuna ndërsa Qeveria vetëm garanton pjesën e kredisë, është diçka shumë e thjesht që kryeministri aktual nuk e ka bërë që dy vjet. Domethënë në këtë kontekst ne e kemi në javën e parë që shkojmë në qeveri nënshkruhet projekti i unazës së kryeqytetit, i cili lehtëson  pjesën e komunikacionit në Prishtinë”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.

Ai ka shtuar se, nëse LDK-ja merr pushtetin, në javën e parë të mandatit do të nënshkruhet projekti dhe do të fillojë realizimi i tij, duke përmirësuar dukshëm komunikacionin në kryeqytet./Indeksonline/