14:34 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Xhaferi në Kosovë, Haradinaj e pret në Kullën e Gllogjanit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në kullën e familjes në Gllogjan, kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se me Xhaferin biseduan për zhvillimet në dy vendet, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

I nderuar ta mirëpres në Kullën e Hilmiut në Gllogjan, Talat Xhaferin, Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Bisedë vëllazërore për zhvillimet në Kosovë dhe në shtetin fqinj, me fokus interesat e shqiptarëve.

Vlerat e idealit të lirisë, demokracisë dhe përparimit janë elemente të pandryshueshme të qenësisë sonë kombëtare. /Indeksonline/