Xhaferi: Rregulluam përpjetëzen e Veternikut, qytetarët i vlerësojnë punët e mira

Kandidati për Kuvend Komunal të Prishtinës nga LDK, Krenar Xhaferi teksa foli për punët e mira në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit në Qeverinë Kurti 1, ku ministër ishte Lumir Abdixhiku, u shpreh se kryeqytetit i duhet dinamikë e re.
Shembull mori përpjetëzen e Veternikut, projekt i cili u realizua me sukses.
Ai tha se ajo qasje dhe ajo frymë, do të zhvendoset në Prishtinë ku shtoi se kanë shumë punë për të bërë.

Postimi i plotë:
Prishtinës i duhet dinamikë e re !
Sa ishim në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, krijuam dinamikën e re në gjitha projektet. Pikërisht ajo dinamikë i nevojitet Prishtinës sot!
Për pak ditë sa ishim në detyrë , arritëm të ndërhyjmë dhe të zgjidhim problemin shumëvjeçar në përpjetëzen e Veternikut!
Me vite ka paraqitur moskujdesjen institucionale. Ishte vend me rrezik për komunikacion dhe që në të njejtën kohë e kishte shëmtuar hyrjen e kryeqytetit tonë! Dinamika e re dhe vullneti i madh për të bërë punë të mira, u kurorëzua me përfundimin e suksesshëm të atij projekti.
Në ndërkohë vazhduam me mirëmbajtjen e rrugëve, e cila për shumë vite ishte lënë në harresë. Për pak kohë u vërejtë pastërtia e rrugëve nga do nëpër Kosovë. Isha shumë i lumtur, kur na kontaktonin qytetarët anembanë Kosovës, sepse vërenin ndryshimin që kishte ndodhur.
Jam I bindur që qytetarët i vlerësojnë punët e mira dhe nuk harrojnë.
Ajo qasje dhe ajo frymë, do të zhvendoset në Prishtinë. Kemi shumë energji për të bërë punë të mëdha.
Vazhdojmë me projekte të tjera ✌!
Vetëm s’bashku mund t’ja dalim!
#PR4PR# LDK 1️⃣6️⃣0️⃣☑️
#Krenar Xhaferi 1️⃣6️⃣☑️





