Xhafer Tahiri telashe me një studente: “Ooo… lëshom se s’rri”

Profesori i Fakulteti Juridik, njëherësh kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka pas një mosmarrëveshje me një studente para se të hyjë në një provim.
Indeksonline ka siguruar pamjet ku shihet që Tahiri me forcë tenton ta fusë brenda në klasë studenten e tij.
Ndërsa, aty shihet qartë se kjo e fundit refuzonte të futej brenda.
Ndryshe, Tahiri është kryetar i degës së LDK-së në Vushtrri.
Kurse, në Fakultetin Juridik është profesor i Historisë, Institucioneve Shtetërore dhe Juridike. /Indeksonline/