Xhaka bëhet zëvendëskapiten te Baseli
Taulant Xhaka ka marrë një vlerësim nga trajneri Marcel Koller. Mesfushori i Shqipërisë do të jetë zëvendëskapiten prej edicionit 2019-20.
Shtatshkurtri do të jetë pas kapitenit të ri të skuadrës Valentin Stocker, ndërsa si kapiten i tretë do të jetë Jonas Omlin. Fabian Frei, zëvendëskapiteni i sezonit të kaluar, është lënë jashtë, pasi ka punuar kundër trajnerit dhe ka mbajtur kontakte me presidentin duke fajësuar teknikun aktual për sezonin e keq të Baselit.
“Taulant Xhaka është një figurë identifikuese e Baselit”, – u shpreh trajneri Koller. Xhaka ka një jetë që luan për Baselin, pasi e ka nisur karrierën që te moshat dhe ka qëndruar larg vetëm një vit kur u huazua te Grasshopper-si në sezonin 2012-13.
? ? Im Video: Marcel Koller nach dem 5:1-Sieg gegen den @TSV1860. Unser Trainer spricht über das Spiel und die Captainfrage. #FCBasel1893 #FCBTegernsee19 #zämmestark #rotblaulive pic.twitter.com/oGd2BMjCim
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) June 26, 2019