75 Mall Live Search
15:49 / E Shtunë, 17 Korrik 2021 / B O

Xhaka do Romën me patjetër, “dhuron” bonuset e sezonit për të bindur Arsenalin

Dëshira e Granit Xhakës është të transferohet në Romë dhe për ta bërë këtë është i gatshëm të bëjë sakrificë financiare edhe nga ana e tij.

Nga Italia mësohet se kapiteni i Zvicrës është i gatshëm të heqë dorë nga bonuset vjetore, të arritura me Arsenalin gjatë sezonit të fundit.

Ky veprim i tij ndodh për të bindur Arsenalin të pranojë shifrën e propozuar prej 15 milionë eurosh nga Roma. Vetë ai ka arritur akordin prej kohësh me italianët.